Në çdo kohë, për çdo urgjencë!
Vepro shpejt! Thirr 127!
QKUM
Zemra e reagimit shëndetësor.
127 – Nisja e Ndihmës fillon me ju
Thirrjet drejt 127 vlerësohen në kohë reale dhe koordinohet ndërhyrja më e shpejtë e mundshme.
Ambulanca në derën tuaj, kur çdo minutë ka rëndësi
Ekipet tona mbërrijnë në vendngjarje, ofrojnë ndihmën e parë dhe vlerësojnë nevojën për transport në spital.
Profesionalizëm që rritet çdo ditë
Stafi ynë trajnohet rregullisht për të ndjekur praktikat më të fundit në emergjencën mjekësore.
Sistem urgjence i sigurtë për të gjithë.
Garantojmë akses mjekësorë të menjëhershëm dhe cilësor për çdo qytetar, kudo në Shqipëri, përmes koordinimit efikas, personelit të trajnuar dhe një sistemi modern.
0 +
0 +
Urgjenca në shërbim edhe gjatë sezonit turistik
Ekipet tona dhe Qendrat Shëndetësore Verore angazhohen maksimalisht për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve në të gjithë bregdetin.
Trajnimet që zhvillojmë
QKUM organizon trajnime të specializuara për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit urgjent. Këto trajnime janë të standardizuara, praktike dhe të përshtatura sipas nevojave të terrenit dhe zhvillimeve bashkëkohore në mjekësinë emergjente.
Statistika dhe Punë e Kryer
QKUM operon çdo ditë me përkushtim maksimal për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente. Përmes një rrjeti të shpërndarë në të gjithë vendin dhe një ekipi të specializuar, QKUM është gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Ndihma jonë nis me zërin tuaj
Çdo thirrje trajtohet me kujdes maksimal – nga momenti i kontaktit deri te ofrimi i ndihmës mjekësore në vendngjarje apo spital.
-
1
Marrja e thirrjes
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore pranon thirrjet emergjente përmes numrit 127, duke mbledhur informacionin bazë për rastin.
-
2
Vlerësim & Koordinim
Infermierët dhe mjekët vlerësojnë urgjencën dhe koordinojnë menjëherë dërgimin e autoambulancës më të afërt në vendngjarje.
-
3
Ndihma në terren
Ekipi i urgjencës mbërrin në vend dhe ofron ndihmë mjekësore të menjëhershme në banesë, rrugë apo ambient tjetër.
-
4
Transporti në spital
Nëse kërkohet, pacienti transportohet në strukturën më të përshtatshme spitalore, duke garantuar vijimësinë e kujdesit mjekësor.