-
Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga QKUM*
-
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
-
Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe
dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
Shënim: QKUM nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: QKUM vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më
shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
(në vijim “LDI”), QKUM (Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore) publikon
Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri
për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në
vijim “Komisioneri”). QKUM publikon informacion sipas veprimtarisë së
saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të
ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo
çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të QKUM janë të specifikuara kategoritë e informacionit të
detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të
jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i
kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet
origjinale në posedim të QKUM. Gjithashtu, përpara publikimit të
informacionit QKUM vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe
lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta,
bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të
internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga QKUM.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për
t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej
të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit,
QKUM mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin
lehtësisht në informacionin publik.