/

Shërbimet Tona

[/vc_column]
[/vc_row]

Ambulanca në derën tuaj, kur çdo minutë ka rëndësi

Ekipet tona të trajnuara mbërrijnë në vendin e ngjarjes, ofrojnë ndihmën e parë dhe vendosin nëse është i nevojshëm transporti në spital.

[/vc_column]

Profesionalizëm që rritet çdo ditë

Stafi ynë mjekësor ndjek trajnime të rregullta për të ruajtur gatishmërinë dhe për t'u përmirësuar me praktikat më të fundit të emergjencës mjekësore.

[/vc_column]

Sistem urgjence që garanton siguri dhe besim për të gjithë.

Garantojmë akses të menjëhershëm dhe cilësor në ndihmën mjekësore urgjente për çdo qytetar, kudo në Shqipëri, përmes koordinimit efikas, personelit të trajnuar dhe një sistemi modern shërbimi.
Misioni Ynë

0 k

Thirrje të trajtuara

Çdo thirrje e analizuar me kujdes nga operatorët tanë për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe të saktë.

0 +

Misione të kryera

Ndërhyrje të realizuara në terren nga ekipet tona për shpëtimin dhe kujdesin emergjent të qytetarëve.

[/vc_column]
[/vc_row]
[/vc_column]

Raise funds, volunteer
and campaign for change

Mattis vulputate enim nulla aliquet porttitor lacus.
Urna et pharetra pharetra massa massa ultricies mi quis.
Read more
[/vc_column][/vc_row]
[/vc_column]
[/vc_row]

Our current focus

The causes we support over the years, we've been contributing
toward a range of worthy charities and causes.

Statistika dhe Punë e Kryer

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore operon çdo ditë me përkushtim maksimal për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente. Përmes një rrjeti të shpërndarë në të gjithë vendin dhe një ekipi të specializuar, QKUM është gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Human services

60%

Education

70%

Environment

80%

Health

50%
[/vc_column][/vc_row]

Trajnimet që zhvillojmë

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore organizon trajnime të specializuara për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit urgjent. Këto trajnime janë të standardizuara, praktike dhe të përshtatura sipas nevojave të terrenit dhe zhvillimeve bashkëkohore në mjekësinë emergjente.

Si mund të regjistrohem?

Regjistrimi bëhet përmes faqes sonë ose duke na kontaktuar me email. Do të njoftoheni për datat dhe vendndodhjen e trajnimeve.

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin BLSD?

    Trajnimi është i hapur për personel shëndetësor dhe jo-shëndetësor. Mjafton dëshira për të mësuar si të shpëtosh jetë në raste urgjente.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Përfshihet reanimacioni kardiopulmonar (CPR), përdorimi i defibrilatorit automatik (AED), menaxhimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe ndihma në rast të bllokimit të frymëmarrjes.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar BLSD vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    變Basic Life Support and Defibrillation

    Trajnim i domosdoshëm për ofruesit e ndihmës së parë, që mbulon teknikat bazë të mbështetjes jetësore dhe përdorimin e defibrilatorit automatik (AED). Përqendrohet në identifikimin e arrestëve kardiake, reanimacionin kardiopulmonar (CPR) dhe menaxhimin e situatave të urgjencës deri në mbërritjen e ndihmës së specializuar.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin EKG?

    Kursi është i hapur për mjekë, infermierë, studentë të shkencave mjekësore dhe personel tjetër shëndetësor që dëshiron të përmirësojë aftësitë në interpretimin e elektrokardiogramës.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Interpretimin e ritmeve bazë dhe patologjike, dallimin e urgjencave kardiake dhe përdorimin e EKG-së në vlerësimin e pacientit.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar EKG vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

    喙 Interpretimi i EKG-së

    Ky trajnim fokusohet në aftësimin e personelit mjekësor për të lexuar dhe interpretuar EKG-të në mënyrë të saktë. Përfshin njohuritë bazë dhe të avancuara mbi ritmet kardiake, shenjat e infarktit, aritmitë, si dhe vendimmarrjen klinike në situata urgjente që lidhen me zemrën.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin PTACLS?

    Trajnimi është i dedikuar për mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor që punon në urgjencë, reanimacion, pediatri apo kujdes intensiv.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

     Trajnimi fokusohet në menaxhimin e situatave të rënda tek të rritur dhe fëmijë, si arresti kardiak, trauma, insuficienca respiratore dhe përdorimi i algoritmeve të avancuara të reanimacionit.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar PTACLS vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    Pediatric and Adult Advanced Cardiovascular Life Support

    Trajnim i avancuar për ndërhyrje kardiake në të rritur dhe fëmijë, i fokusuar në menaxhimin e arrestit kardiak, aritmive të rënda dhe gjendjeve të tjera të rrezikshme për jetën. Përfshin protokollet më të fundit për reanimacionin e specializuar, me simulime praktike dhe përdorim të pajisjeve të avancuara mjekësore.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin CBRN?

    Mjekë, infermierë, punonjës të urgjencës mjekësore, strukturave të mbrojtjes civile dhe çdo personel që përballet me situata emergjente.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Përmban njohuri për identifikimin e rrezikut, masat e mbrojtjes personale (PPE), triazhin e të prekurve, dekontaminimin dhe menaxhimin e pacientëve në incidente CBRN. Përfshin skenarë praktikë dhe simulime për reagim të koordinuar dhe të sigurt në incidente me rrezik të lartë.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 3 ditë dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar CBRN vlerësohet me 18 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    ☣️Trajnim për Situata Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Bërthamore

    Ky trajnim përgatit personelin mjekësor dhe strukturat e emergjencës për të reaguar në mënyrë të sigurt dhe efektive ndaj incidenteve që përfshijnë agjentë kimikë, biologjikë, radiologjikë apo bërthamorë. Përfshin njohuritë bazë për identifikimin e rrezikut, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe menaxhimin e viktimave në kushte të veçanta të kontaminimit.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin PHTLS?

    Ky trajnim është i hapur për: Mjekë të shërbimit të urgjencës mjekësore; Infermierë të autoambulancës dhe urgjencës spitalore; Teknikë të urgjencës; Punonjës të Forcave të Armatosura dhe Policisë me rol në ndihmën mjekësore

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi PHTLS fokusohet në: Vlerësimin dhe menaxhimin e pacientëve me trauma në fazën para-spitalore, protokollet për trajtimin e traumave të kokës, toraksit, abdomenit dhe frakturave, stabilizimin dhe transportin e sigurt të pacientit, ushtrime praktike dhe simulime të rasteve të emergjencës traumatike.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 2 ditë (8 orë/ditë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar PHTLS vlerësohet me 19.2 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

     Prehospital Trauma Life Support

    Kursi është një trajnim i specializuar për menaxhimin e traumave në fazën para-spitalore. Ai synon të rrisë aftësinë e profesionistëve të shëndetit për të ofruar ndihmë të shpejtë, të saktë dhe të koordinuar për pacientët me trauma, duke ndjekur protokollet më të avancuara ndërkombëtare.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin TRIAZHIM?

    Trajnimi është i hapur për: Mjekë dhe infermierë të urgjencës spitalore; Punonjës të shërbimit të urgjencës para-spitalore; Personel që punon në qendra pritëse ose emergjenca masive.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi fokusohet në parimet dhe metodat e triazhimit në kushte normale dhe katastrofë, kategoritë e triazhimit, vendimmarrja klinike nën presion, ushtrime praktike dhe simulime me skenarë realë.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar TRIAZHIM vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

     Triazhim

    Ky trajnim synon të përgatisë profesionistët e shëndetësisë për të vlerësuar dhe kategorizuar pacientët në situata emergjente ose me ngarkesë të lartë, duke vendosur përparësi në trajtim në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efektive.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin Parandalimi i Hemorragjisë?

    Trajnimi është i dedikuar për mjekë dhe infermierë të urgjencës, teknikë të autoambulancës, punonjës të Forcave të Sigurisë dhe Shpëtimit, personel që punon në ngjarje me rrezik traumatik.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi fokusohet në llojet e hemorragjisë dhe njohja e tyre, përdorimi i garzave hemostatike dhe kompresimit direkt, aplikimi korrekt i turniketit, trajtimi i plagëve të rënda dhe kontrolli i gjakderdhjes në terren, simulime praktike me pajisje trajnimi.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar Parandalimi i Hemorragjisë vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    喝 Parandalimi i Hemorragjisë

    Ky trajnim u mëson profesionistëve të kujdesit shëndetësor si të identifikojnë, trajtojnë dhe parandalojnë humbjet e rënda të gjakut në fazën para-spitalore dhe spitalore, duke përdorur teknika moderne dhe mjete të specializuara.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin Suturat Kirurgjikale?

    Në trajnim mund të marrin pjesë mjekë të përgjithshëm dhe të urgjencës, infermierë dhe teknikë të urgjencës, studentë të fushave mjekësore që ndodhen në praktikë klinike.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi fokusohet në llojet e plagëve dhe vlerësimi i tyre për qepje, teknikat kryesore të sutureve (simple, mattress, subcuticular etj.), përdorimi i instrumenteve kirurgjikale, higjiena dhe parandalimi i infeksioneve, ushtrime praktike me modelet mësimore (sutura mbi materiale trajnimi).

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar Suturat Kirurgjikale vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    淋 Suturat Kirurgjikale

    Ky trajnim praktik synon të aftësojë profesionistët e kujdesit shëndetësor në teknikën e qepjes së plagëve (suturat), për një mbyllje të sigurt dhe të pastër të dëmtimeve të lëkurës apo indeve të buta, në kushte urgjente dhe spitalore.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin BLS Telefonik?

    [/vc_row]
    [/vc_column]

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi fokusohet në identifikimin e arresteve kardiake përmes telefonit, komunikimi efektiv me qytetarët në panik, udhëzimi hap pas hapi për kryerjen e CPR nga distanca, simulime të situatave reale me role-play, parandalimi i vonesave në nisjen e ndihmës jetësore.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar BLS Telefonik vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    ☎️ BLS Telefonik -Ndihma Jetësore përmes Thirrjes

    Trajnimi për BLS Telefonik përgatit operatorët e urgjencës dhe profesionistët e komunikimit për të udhëzuar qytetarët në ofrimin e ndihmës së parë jetësore (CPR) përmes telefonit, derisa mbërrin ndihma mjekësore.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin AMLS?

    Trajnimi është i dedikuar për mjekë të urgjencës dhe të kujdesit intensiv, infermierë të shërbimeve të emergjencës, mjekë të përgjithshëm që përballen me raste akute, studentë të avancuar të mjekësisë.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

    Trajnimi fokusohet në vlerësimin sistematik të pacientëve me emergjenca mjekësore, menaxhimin e insuficiencës respiratore, çrregullimeve metabolike, neurologjike dhe kardiake. Përdoren raste klinike reale dhe algoritme të qarta për diagnozë dhe trajtim.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 2 ditë dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar AMLS vlerësohet me 19.2 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    易 Advanced Medical Life Support

    Kursi AMLS trajnon profesionistët e emergjencës në vlerësimin dhe menaxhimin e avancuar të pacientëve me sëmundje akute mjekësore. Ai përqendrohet në analizën e shpejtë klinike dhe vendimmarrjen e duhur në kushte kritike.
    Read more

    Kush mund të marrë pjesë në trajnimin PTACLS?

    Trajnimi është i dedikuar për mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor që punon në urgjencë, reanimacion, pediatri apo kujdes intensiv.

    Çfarë përfshin ky trajnim?

     Trajnimi fokusohet në menaxhimin e situatave të rënda tek të rritur dhe fëmijë, si arresti kardiak, trauma, insuficienca respiratore dhe përdorimi i algoritmeve të avancuara të reanimacionit.

    Sa zgjat trajnimi?

    Trajnimi zgjat 1 ditë (6 orë) dhe përfshin pjesë teorike dhe praktike me simulime reale.

    Sa kredite ka kursi?

    Kursi i certifikuar PTACLS vlerësohet me 6 kredite nga ASCK – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror

    Pediatric and Adult Advanced Cardiovascular Life Support

    Trajnim i avancuar për ndërhyrje kardiake në të rritur dhe fëmijë, i fokusuar në menaxhimin e arrestit kardiak, aritmive të rënda dhe gjendjeve të tjera të rrezikshme për jetën. Përfshin protokollet më të fundit për reanimacionin e specializuar, me simulime praktike dhe përdorim të pajisjeve të avancuara mjekësore.
    Read more

    Bashkëpunime Institucionale

    Për të garantuar një reagim të koordinuar, efikas dhe të shpejtë në çdo situatë urgjente, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bashkëpunon ngushtësisht me institucionet kryesore kombëtare
    [/vc_column][/vc_row]

    Latest news and events

    Explore our blog for insightful articles, personal reflections and ideas that inspire action on the topics you care about.

    Don't miss out on our monthly newsletter


      [/vc_column][/vc_row]
      [/vc_column][/vc_row]
      [/vc_column][/vc_row]