Logo

QKUM

Në shërbimin tuaj!

Ambulancat

Duke përdorur teknologji me standarde europiane njësia jonë e koordinimit bënë të mundur dërgimin e mjetit të transportit të urgjencës mjekësore më të afërt me vendngjarjen duke ulur në maksimum kohë e arritjes tek qytetari në nevojë. Gjatë periudhës Mars-Korrik 2020, në vendin tonë kemi kryer mbi 62,251 misione shpëtimi nga të cilat 24,527 në Tiranë. Gjithashtu, Ambulancat e 127 kanë sherbyer të parat në luftën kundër COVID-19 dhe po gjatë kësaj periudhe kanë kontribuar në më shumë se 3,289 Misione COVID (1,863 gjate periudhes 1korrik-9Gusht) ku 50.1% kanë qenë në gjendje të rëndë dhe janë shoqëruar për në Spitalin Infektiv dhe Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi".

0

Me sistem GPS

0

Në shërbim

Tipi A, B dhe C

GPS
GPS

Njësia me helikopter

Njësia jonë e koordinimit ka mundësinë e komunikimit dhe menaxhimit me çdo njësi tjetër urgjencash përfshirë dhe njësinë me helikopter për terren të vështirë ku mjetet tokësore nuk mund të ofrojnë ndihmë mjekësore.

0

Misione

Koordinim

Njësia e koordinimit pret të gjithë telefonatat (kërkesa për ndihmë), dhe nëpërmjet operatorëve profesionistë mjekësorë të trajnuar dhe një sistemi të integruar nga më bashkohorët, bën vlerësimin, menaxhimin dhe këshillimin e qytetarëve në nevojë. Gjatë periudhës Mars-Korrik 2020 Njësia e Koordinimit ka menaxhuar mbi 406,774 thirrje nga gjithë Shqipëria. Nga këto 114,319 ishin thirrje nga qytetarë te shqetësuar mbi virusin Korona, ku 17,549 raste janë referuar për tamponë dhe 66.5% e këtyre të fundit ndodheshin në Tiranë.

0

Telefonata njëkohësisht

Salla Koordinimit
112126127128 129