Logo

2 Qershor 2023

Interreg - IPA CBC - (Itali-Shqipëri-Mali i Zi)

👉 Në kudër të projektit Interreg - IPA CBC, një bashkëpunim ndërmjet QKUM, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Poliklinikës së Barit (Ospedale Giovanni XXIII) dhe Center for Neurodegenerative Diseases and Aging Brain u organizua në ambientet e 📌QKUM një Workshop me temë: PHASE Project, Telemedicina në Europë dhe Shqipëri: Sistemi Infarct.NET dhe transmetimi i të dhënave në Control Room, Platform for ICP in NDD dhe Kursi PTACLS.

📌 Në këtë kurs morën pjesë mjekë dhe infermier nga Spitali Rajonal Fier, Lezhë, Mat, urgjenca paraspitalore SUT, QSUT, Shefqet Ndroqi dhe QKUM.


Publikuar më 2 Qershor 2023

1 Qershor 2023

Interreg - IPA CBC - (Itali-Shqipëri-Mali i Zi)

👉 Në kudër të projektit Interreg - IPA CBC Itali - Shqipëri - Mali i Zi , një bashkëpunim ndërmjet QKUM, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Poliklinikës së Barit (Ospedale Giovanni XXIII) dhe Center for Neurodegenerative Diseases and Aging Brain organizojnë sot në ambientet e QKUM një Workshop me temë: PHASE Project, Telemedicina në Europë dhe Shqipëri: Sistemi Infarct.NET dhe transmetimi i të dhënave në Control Room dhe Kursi BLSD.

👉 Projekti PHASE ka për qëllim të zhvillojë sektorin e Shëndetit elektronik, në dobi të qytetarëve dhe bisneseve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet mjeteve dhe procedurave inovative elektronike, të aplikuara në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi.

👉 Aktivitetet e saj fokusohen në trajtimin efikas të atakeve në zemër, sëmundjeve neurodegjenerative dhe kronike.

👉 Projekti PHASE do të krijojë kushtet e duhura për nxitjen e sektorit të shëndetit elektronik, si dhe do të rrisë kompetencën dhe ndërgjegjësimin në autoritetet publike.

📌 Në këtë kurs morën pjesë mjekë dhe infermier nga Spitali Rajonal Fier, Lezhë, Mat dhe QKUM.


Publikuar më 1 Qershor 2023

24 Maj 2023

Gjatë ditës së sotme u zhvillua "Phase Event"

Ky event organizohet në kuadër të projektit PHASE (Promoting eHealth in cross border Area by Stimulating local Economies), synon të diskutojë me të pranishmit praktikat më të mira për:

👉 Krijimin e një ekosistemi të politikave, praktikave dhe mjeteve që do të shërbejnë si facilitator për rritjen e konkurrueshmërisë së MSMEve në sistemin e shëndetësisë

👉 Nxitjen e krijimit dhe zhvillimit të MSME-ve dixhitale të shëndetit elektronik duke ofruar shërbime jofinanciare

👉 Rritjen e kompetencave në NMVM-të, ndërgjegjësimi në autoritetet publike dhe fuqizimi i qytetarëve për sistemin e shëndetësisë elektronike

👉 Përmirësimin e shëndetësisë duke përdorur fuqinë e informacionit

🗒️ Axhenda

Publikuar më 24 Maj 2023
112126127128 129