Misioni i PHTLS është të promovojë përsosmëri në menaxhimin e pacientëve me trauma nga të gjithë ofruesit e përfshirë në dhënien e kujdesit paraspitalor. Kurset PHTLS përmirësojnë cilësinë e kujdesit për traumat dhe ulin vdekshmërinë. PHTLS promovon të menduarit kritik si themeli për ofrimin e një kujdesi cilësor. Ky trajnim ofron 19.2 kredite te çertifikuara nga QKUM.
Përfshin procedura emergjente joinvazive, për të garantuar mbijetesën e pacientit, deri në dhënien e ndihmës mjekësore të specializuar në spital. Këto procedura përfshijnë: CPR(Ringjalljen kardiopulmonare), kontrollin e hemorragjisë, stabilizimin e frakturave, imobilizimin spinal dhe ndihmën e parë bazë. Ky trajnim ofrohet dhe për personel jo mjeksor suport si shoferë dhe vullnetarë. Trajnimi ka 6 Kredite
Një elektrokardiogram (ECG ose EKG) është një provë që kontrollon se si funksionon zemra juaj duke matur aktivitetin elektrik të zemrës. Një mjek i trajnuar mund të përcaktojë nëse ka parregulltësi apo probleme të zemrës përfshirë attack në zemër, aritmitë, bllokimin e arterieve koronare, zmadhimin e zemrës etj. Ky trajnim përmban 6 kredite.
Advanced cardiac life support ose ACLS i referohet një sërë algoritmesh klinike për trajtimin urgjent të arrestit kardiak, goditjeve në tru, infarkt të miokardit dhe emergjencave të tjera kardiovaskulare kërcënuese për jetën. Për momentin ky kurs është i pa akredituar.
Trajnimet kryhen pranë ambjenteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, në rrugën Lord Bajroni 70 Laprakë, Tiranë.
Trajnimet janë të akredituara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV)
Gjithashtu QKUM ofron trajnim në përdorimin e sistemit të Njësisë së Koordinimit: "EMMA" , i cili kryen triazhimin e thirrjes, aktivizimin e mjetit më të afërt dhe ruajtjen e të dhënave të pacientit.
Mund të marrin pjesë të gjithë mjekët që shërbejnë nëpër spitale apo në trupat paramedic përgjegjës për dhënien e ndihmës parë. Mund të marr pjesë personel mjeksor dhe jo mjeksor suportues si shofer apo vullnetarë, në varësi të trajnimit.
Varet nga trajnimi dhe numri i krediteve që ka.